Bizneset Vende Pune Ofertat

Osmani: Akti i 24 shtatorit synonte destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Osmani: Akti i 24 shtatorit synonte destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

13.10.2023 Lajme

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas takimit me senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch, duke thënë se i ka informuar për të gjitha detajet e sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit.

“Senatorët i informova për rrjedhën e ngjarjeve, për dëshmitë e siguruar nga institucionet e sigurisë si dhe hapat që Kosova në koordinim të ngushtë me partnerët e saj po i ndërmerr ndaj këtij akti terrorist”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka thënë se ky akt ka pasur për qëllim të destabilizoj gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Regjimi i Vuçiqit jo veç që nuk distancohet nga sulmi terrorist , por ka vendosur t’i jep mbështetje atyre. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për aktet e agresionit, t’i dorëzoj terroristët që të përballen me sistemin tone të drejtësisë si dhe që të rritet garanca për mbrojtje të kufirit Kosovë Serbi në të ardhmen”, është shprehur presidentja e Kosovës.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Osmani në Kuvend më 15 dhjetor, pritet adresimi i saj

Osmani në Kuvend më 15 dhjetor, pritet adresimi i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet t’i adresohet deputetëve të Kuvendit me fjalimin vjetor më 15 dhjetor.

Kjo është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës. Ndërsa më 14 dhjetor deputetët do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite është shqyrtimi në lexim të dytë i projektligjit për buxhetit e vitit 2024.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot, nuk pati kuorumin e mjaftueshëm për vendimmarrje. Në këto rrethana, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare më 14 dhjetor, për të shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Një ditë më pas, më 15 dhjetor, Kuvendit pritet t’i adresohet me fjalimin e saj vjetor, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, thuhet në komunikatë.

Osmani uron 28 Nëntorin: Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar

Osmani uron 28 Nëntorin: Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.

E para e shtetit të Kosovës tha se flamuri kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë.

“Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës”, shkroi Osmani.

Tutje, Osmani uroi Shqipërinë e institucionet e Kosovës në 111 vjetorin e pavarësisë, duke thënë se Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve.

Osmani: Ushtria e Kosovës është e gatshme t’i bashkohet ushtrive aleate të NATO’s

Osmani: Ushtria e Kosovës është e gatshme t’i bashkohet ushtrive aleate të NATO’s

Presidentja Vjosa Osmani nga kazerma “Adem Jashari” në “Ditën e Forcës” tha se FSK-ja është e gatshme t’i bashkohet ushtrive aleate të NATO-s.

Ajo tha se forcat e Kosovës janë të trajnuara me standardet më të larta të NATO-s dhe se i kontribuon paqes në rajon.

“Forcat e Sigurisë japin kontribut për paqe e siguri në rajon, por edhe përtej, duke shërbyer së bashku me forcat amerikane, britanike dhe ushtritë tjera aleate nëpër vende të ndryshme të botës në misione paqeruajtëse dhe kështu duke e dëshmuar se tashmë është e gatshme t’i bashkohet ushtrive tjera aleate në Aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit, në NATO”.

Osmani tha se është derdhur shumë gjak që Kosova të ketë ushtrinë e saj, prandaj edhe ushtarët aktualë janë krenarë që mbajnë uniformën e FSK-së, për të cilën, sipas Osmanit, janë të gatshëm të japin edhe jetën nëse është e nevojshme.

“Sot dita e FSK-së dhe është ditë krenarie për secilin qytetar të Republikës së Kosovës. Është ditë kur ne me shumë krenari kujtojmë sakrificën jashtëzakonisht të madhe të popullit tonë, të Ushtrisë tonë Çlirimtare për të ardhur deri në këtë ditë. Është derdhur shumë gjak në mënyrë që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, prandaj jam i bindur që secili ushtar dhe secila ushtare e mban këtë uniformë me shumë krenari dhe është i gatshëm të japë edhe jetën për atdheun, në qoftë se është nevoja”.

Si Komandante Supreme, Osmani tha se çdo kund dhe në çdo cep të botës shihet se sa me admirim vlerësohen sukseset e kësaj ushtrie, prandaj jam jashtëzakonisht krenare me të.

Ajo tha se bashkë me kryeministrin Kurti dhe krerët e FSK-së angazhohen për mirëqenien e ushtarëve, për trajnimet dhe shkollimet shtesë të tyre “që ushtria jonë të arrijë maja më të larta”.

“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë