Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm, liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm

para 12 dite

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, në një vjetorin e vrasjes së tij, ku grupi terrorist serb kishte sulmuar policinë në Banjskë të Zveçanit.

Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm, liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm Foto: Ilustrim

Osmani ka pohuar se sot një vit, rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë, ka pohuar presidentja Osmani.

Ndryshe, sot më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua.

Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vetë Radoiçiq, përmes avokatit të tij kishte pranuar se ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulm.

Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.