OHT paralajmëron protesta në rast se nuk lirohen masat para 15 dhjetorit

07.12.2021

Këto masa anti-COVID nuk janë mirëpritur as nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT). E për këtë, nga OHT-ja kanë kërkuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi që këto masa të rishikohen. Lejimi i mbajtjes apo organizmit të ahengjeve dhe heqja e orës policore janë kërkesat e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit (OHT), […]

OHT paralajmëron protesta në rast se nuk lirohen masat para 15 dhjetorit Foto: Ilustrim

Këto masa anti-COVID nuk janë mirëpritur as nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT).

E për këtë, nga OHT-ja kanë kërkuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi që këto masa të rishikohen.

Lejimi i mbajtjes apo organizmit të ahengjeve dhe heqja e orës policore janë kërkesat e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit (OHT), kështu ka thënë kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva.

Sogojeva për FrontOnline ka thënë se këto masa anti-COVID që janë tani janë vetëm zgjatje dhe jo ndryshim, dhe se ata kjanë pritur të ketë ndryshim.

“Këto masa që janë tani janë vetëm zgjatje jo ndryshim, ne kemi prit me pas ndryshim, ne kemi kërkuar takim më zëvendëskryeministrin i kemi kërkuar me i liru ahengjet me kusht që nuk ka me mujt me hy asnjë person që nuk i ka dy vaksinat apo testin, ne i kemi thënë se ne marrim përgjegjësi të hiqet ora policore dhe ne atëherë jemi dakord”, tha ai.

Sogojeva tha se në rast se kërkesat e tyre nuk miratohen nga Qeveria deri me 15 dhjetor, ata do të mbajnë protesta.

“Nëse nuk ndërmerr asnjë masë, unë nesër e kam takimin me kryesinë e gjerë të Odes dhe nesër ndoshta do të vendosim që për një kohë të caktuar deri me 15 dhjetor nëse nuk kemi lirimi atëherë nuk përjashtohet mundësia e masave radikale nga ana jonë duke përfshi edhe protestat”, tha Sogojeva.