Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon heqjen e orës policore dhe kufizimeve të orarit

15.01.2021

Sot Qeveria e Kosovës ka marrur vendim për masat e reja në parandalimin e Covid-19, ku ka pasur lehtësime të masave, por që ora policore nuk është larguar ende. Ndërsa Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) ka kërkuar që ora policore dhe kufizimet e orarit të hiqen, pasi që sipas tyre të njëjtat masa nuk […]

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon heqjen e orës policore dhe kufizimeve të orarit Foto: Policia e Kosovës

Sot Qeveria e Kosovës ka marrur vendim për masat e reja në parandalimin e Covid-19, ku ka pasur lehtësime të masave, por që ora policore nuk është larguar ende.

Ndërsa Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) ka kërkuar që ora policore dhe kufizimet e orarit të hiqen, pasi që sipas tyre të njëjtat masa nuk janë duke u respektuar nga vetë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Sipas OAK, largimi i orës policore dhe masave të tjera kufizuese është nevojë imediate duke pasur parasysh se institucionet e vendit tonë dhe vetë shteti nuk është në gjendje t’a mbështesë biznesin dhe po tregohen të pafuqishëm karshi gjendjes në të cilën janë bizneset dhe vetë ekonomia e vendit.

Komunikata e plotë:

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), shpreh shqetësimin e saj të thellë pas publikimit të masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë, për mos marrjen parasysh të kërkesave të bizneseve që të hiqet ora policore dhe kufizimet në orar, duke u respektuar në maksimum rregullat e përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

OAK rikërkon që të hiqet ora policore dhe kufizimet duke pasur parasysh se të njëjtat masa nuk janë duke u respektuar nga vetë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës,  të cilët ishin ata që i formuluan këto kufizime.

Largimi i orës policore dhe  masave të tjera kufizuese është nevojë imediate  duke pasur parasysh se Institucionet e vendit tonë dhe vetë shteti nuk është në gjendje t’a mbështesë biznesin dhe po tregohen të pafuqishëm karshi gjendjes në të cilën janë bizneset dhe vetë ekonomia e vendit.

Situata e rëndë ekonomike dhe rritja e numrit të personave të cilët kanë mbetur të papunë, është një nga treguesitë kryesor se gjendja në vendin tonë po shkon duke u keqësuar dhe për këtë duhet ndryshim drastik i politikbërjes karshi situatës në të cilën gjendemi.

Përderisa,  pasojat e këtyre vendimeve ad hoc dhe duke mos pasur për bazë kërkesat e bizneseve të cilat janë të prekura direkt nga këto vendime, po vështirësojnë edhe më tepër punën dhe mbijetesën e bizneseve.

Ekonomia  e vendit sa shkon duke u rënduar, veçanarisht kur merret parasysh se Kosova është i vetmi vend në rajon i cili raportin e importit me eksportin e ka 90 me 10. Ku 90% të produkteve importojmë nga jashtë dhe vetëm 10% eksportojmë.

Për më tepër Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK),  tash e disa herë ka kërkuar që çdo vendim i cili do të mirret nga shteti lidhur me masat kufizuese për punën e bizneseve duhet të gjejë edhe përkrahje financiare.