Kërkohet ulja e akcizës në derivate të naftës: Ndikon direkt në uljen e çmimit

18.03.2022

OAK ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ashtu siç kanë vepruar edhe shumë vende të rajonit tashmë, edhe Kosova të ndërmarr hapat e nevojshëm në mënyrë që të ulet akciza në derivate të naftës. Ulja e akcizës, sipas OAK në mënyrë direkte do të ndikoj edhe në uljen e çmimit të derivateve […]

Kërkohet ulja e akcizës në derivate të naftës: Ndikon direkt në uljen e çmimit Foto: commercial illustrator

OAK ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ashtu siç kanë vepruar edhe shumë vende të rajonit tashmë, edhe Kosova të ndërmarr hapat e nevojshëm në mënyrë që të ulet akciza në derivate të naftës.

Ulja e akcizës, sipas OAK në mënyrë direkte do të ndikoj edhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës, çmime këto të cilat në çdo vend të botës kanë pësuar ndryshime si rrjedhojë e luftës në Ukrainë dhe Rusi.

Gjithashtu, Oda e Afarizmit të Kosovës i ka propozuar Qeverisë së Republikës së Kosovës që të mos ngrijë çmimet e derivateve të naftës, por të krijoj një Komision Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit, ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e rajonit (madje disa e këtë komision e kanë krijuar që një kohë të gjatë). Një ndër përgjegjësitë e Komisionit Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit do të përfshijë monitorimin e luhatjeve të çmimeve të derivateve të naftës dhe gazit si dhe përcaktimin e çmimit për shitje me shumicë dhe pakicë për periudha të caktuara, tre deri në katër javë.

Gjithashtu, ky komision mund të obligoj bizneset e sektorit të naftës, që të kenë rezerva të caktuara mujore, e cila do t’u mundësojë atyre të operojnë lehtësisht me çmimet e paracaktuara nga Komisioni Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit.

Nisur nga fakti që ndryshimet po janë të vazhdueshme, të papritura si dhe të reja për vendin tonë, OAK është e gatshme që të përkrahë Qeverinë e Republikës së Kosovës me propozime konkrete, në mënyrë që situata e krijuar aktuale të tejkalohet sa më shpejt dhe me sa më pak implikime për bizneset dhe shoqërinë në përgjithësi.

Etiketat