Oda e Hotelerisë thirrje ministrit Vitia: Të hapen sallat e dasmave, bizneset po falimentojnë

27.04.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me virusin COVID-19 në Kosovë. Në mars të vitit të kaluar ishin marrë disa masa për parandalimin e COVID-19, ku edhe është marrë vendim për mbylljen e gastronomisë, shkollave e sallave të dasmave, ku shkollat e gastronomia gradualisht kishin […]

Oda e Hotelerisë thirrje ministrit Vitia: Të hapen sallat e dasmave, bizneset po falimentojnë

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me virusin COVID-19 në Kosovë.

Në mars të vitit të kaluar ishin marrë disa masa për parandalimin e COVID-19, ku edhe është marrë vendim për mbylljen e gastronomisë, shkollave e sallave të dasmave, ku shkollat e gastronomia gradualisht kishin filluar të hapen.

Ndërsa sallat e dasmave që nga ai muaj e deri më tani ende nuk janë hapur, kështu duke shkaktuar dëme ekonomike te pronarët e këtyre sallave.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva për EkonomiaOnline, ka thënë se ende nuk është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ndoënse kishte marrë premtime për të diskutua për problemet e tyre.

Po ashtu Sogojeva ka shtuar se ende nga ana e ministrit Vitia nuk ka marrë përgjigje të qartë lidhur me hapjen e këtyre sallave.

Ndër tjerash Sogojeva ka thënë se pa u marrë vendimi për hapjen e sallave të dasmave, si Odë e Hotelerisë nuk janë të kënaqur, kështu që ai ka bërë thirrje që sa më parë ministri Vitia të takohet me këtë odë që të ketë mundësi për të dalur nga kjo situatë.

“Prej takimit të fundit që e kemi pasur, si vendim për këto masa që i kemi marrë ende nuk kemi pasur, premtimet janë që menjëherë të ketë takim, por nuk na ka thirrur andaj dua të shfrytëzoj rastin që të lus ministrin Vitia që sa më herët të takohemi për me pas mundësi me dalë nga kjo situatë, sepse pa u liruar kjo pjesë, pra e sallave të dasmave ne si Odë e Hotelerisë nuk jemi të kënaqur”, tha Sogojeva.

Sogojeva thotë që pakoja e paralajmëruar nga ana e Qeverisë nuk mjafton për këtë sektor, pasi që rreziku është që shumë nga bizneset të falimentojnë.

A e dini çka është KODI 95?
Voto