Oda e Hotelerisë kërkon mbi 1 miliardë euro përkrahje nga shteti

29.04.2021

Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka pritur në raportim Hysen Sogojevën nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës. Sogojeva ka deklaruar se mbi 12 mijë biznese janë në krizë, e pothuajse drejtë falimentimit, duke kërkuar kështu nga Ligji për Rimëkëmbje përparësi t’i jepet bizneseve që kanë humbur më së shumti. “Ne […]

Oda e Hotelerisë kërkon mbi 1 miliardë euro përkrahje nga shteti Foto: Ilustrim

Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka pritur në raportim Hysen Sogojevën nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës.

Sogojeva ka deklaruar se mbi 12 mijë biznese janë në krizë, e pothuajse drejtë falimentimit, duke kërkuar kështu nga Ligji për Rimëkëmbje përparësi t’i jepet bizneseve që kanë humbur më së shumti.

“Ne si Odë jemi munduar që të qojmë mesazhe duke mbajtur biznesin dhe shëndetin, rreth 12 mijë biznese në total janë në krizë të madhe dhe shumica para falimentimit, kemi bizneset që 550 ditë s’kanë punuar. Çdo ndarje që vjen nga Ligji i Rimëkëmbjes, përparësi t’i jepet atyre që kanë humbur më së shumti” ka thënë ai.

Ai tha edhe një herë se janë kundër mbylljeve derisa tha që të lejohen të punojnë gjithë sektorët si dhe të dënohen ata që shkelin masat anti-COVID.

”Jam kategorik që të hapet ky sektor dhe merr masa ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Megjithatë, është e nevojshme se për t’i shpëtuar bizneset e sektorit të hotelerisë dhe turizmit nga mbyllja duhet intervenim nga shteti me mbi 1 miliardë euro, pasi dëmet janë të mëdha që janë shkaktuar tash e mbi një vit nga mbyllja”, tha ai.

Po ashtu Sogojeva ka kërkuar në këtë takim të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit, që sipas tij, do ta ndihmonte këtë sektor për zhvillim.