Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta pas masave të Qeverisë

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një komunikate për media, masat e reja të marra nga Qeveria kundër parandalimit të Covid-19 i ka cilësuar të ngutshme

Ata nuk kanë përjashtuar as protestat si formë e reagimit ndaj këtij vendimi.

“Vendimet e tilla pa ndonjë analizë të terenit, jo vetëm që po shkaktojnë frikë dhe ankth te qytetarët, por për sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë po sjellin frikë dhe pasiguri duke u cilësuar si sektori më i diskriminuar dhe më pak i ndihmuari nga Qeveria që nga marsi kur edhe u krijua situata e pandemisë nga virusi COVID 19, e posa po alarmohet situata të parët që po atakohen janë hotelierët dhe gastronomët”.

Njoftimi i plotë:

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës sërish reagon kundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e bizneseve hoteliere dhe të gastronomisë në vikend, duke e cilësuar si vendim të ngutshëm dhe pa konsultime, pavarësisht se gjatë takimeve me zyrtarët e Ministrive përkatëse me theks të veçantë takimin me Zv. Kryeministrin Tahiri ku ishim dakorduar se për çdo masë të re do të konsultoheshim së bashku.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

OHTK-ja gjithashtu e cilëson jo profesional komunikatën për media të krerëve qeveritarë ku paralajmrimi për mbyllje u komunikua vetëm 7 orë para hyrjes në fuqi të masave të reja, duke shkaktuar panik dhe frigë jo vetëm te hotelierët dhe gastronomët, por edhe te të gjithë qytetarët në përgjithësi.

Vendimet e tilla pa ndonjë analizë të terenit, jo vetëm që po shkaktojnë frigë dhe ankth te qytetarët, por për sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë po sjellin frigë dhe pasiguri duke u cilësuar si sektori më i diskriminuar dhe më pak i ndihmuari nga Qeveria që nga marsi kur edhe u krijua situata e pandemisë nga virusi COVID 19, e posa po alarmohet situata të parët që po atakohen janë hotelierët dhe gastronomët.

OHTK-ja apelon te Qeveria që gjatë kësaj kohe sa është rritur numri i të infektuarve, shqetësim që e kutpojmë të gjithë, të analizojë mirë situatën në teren, duke u bazuar në shumë faktorë e jo vetëm në numra statistikorë, gjithashtu duke pasur edhe një plan konkret që pavarësisht mbylljes, bizneset hoteliere dhe të gastronomisë do të ndihmohen të rimëkëmben posa situata të stabilizohet, e jo të detyrohen ta kalojnë krizën me forcat e veta tash më të dobësuara, si dhe duke i lënë të funksionojnë pa ndonjë strategji dhe plan të së ardhmes se çka do të ndodhë me bizneset e tyre ditëve në vijim.

OHTK-ja ka dorëzuar manualin e përdorimit në Qeveri, ka dhënë sygjerim që të formohet një TASK forcë e përbashkët qeveri – biznese, ka bërë reagime të shumta dhe do të vazhdojë të reagojë, por siç po shihet kjo nuk po mirret parasysh, andaj nëse situata vazhdon me ritëm të tillë, OHTK-ja nuk i përjashton edhe protestat.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.