Numërimi i 47 kutive nga 87, Labinot Halitjaha më i votuar nga PDK
Në qendrën e numërimit në Suharekë, pas përfundimit të 46 kutive nga gjithsej 87, që përbën rreth 52,87% të numërimit total, pa përfshirë ende votat me kusht dhe ato të diasporës, kandidati i Partisë Demokratike në Kosovë, Labinot Halitjaha deri më tani po del të jetë më i votuari.
Sipas të dhënave preliminare nga ky proces, nga PDK në Suharekë garës për Asamble Komunale po i prin Labinot Halitjaha me 342 vota, pas tij i dyti renditet Demokrat Vataj me 189 vota, i pasuar nga Rexhep Gashi me 174 dhe Ajet Zmajlaj me 157 vota, shkruan SuharekaOnline.
Në tabelën e më poshtme SuharekaOnline ka paraqitur dhe renditur 10 kandidatet më të votuar nga ky subjekt politik:
| Subjekti Politik | Kandidati për Kuvend Komunal | Vota |
| PDK | Labinot Halitjaha | 342 |
| PDK | Demokrat Vataj | 189 |
| PDK | Rexhep Gashi | 174 |
| PDK | Ajet Zmajlaj | 157 |
| PDK | Merita Basha | 148 |
| PDK | Shefket Palushi | 143 |
| PDK | Armend Krasniqi | 122 |
| PDK | Hasime Beqiraj | 106 |
| PDK | Elona Krasniqi | 100 |
| PDK | Marigona Kadriaj | 97 |
Procesi i numërimit në Suharekë po vazhdon me ritëm të rregullt në qendrën e numërimit, ku janë angazhuar dhjetë tavolina me nga katër komisionerë dhe me praninë e vëzhguesve të subjekteve politike.
Rezultatet e deritanishme janë vetëm pjesë e parë e procesit të gjatë të verifikimit dhe pritet që me përfshirjen e votave të mbetura — përfshirë ato të diasporës dhe me kusht — mund të ketë ndryshime në renditjen përfundimtare të kandidatëve.