3.
Një orë pritje te Dheu i Bardhë, 30 minuta në Kullë
28.07.2024
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.
Sipas të dhënave të përditësuara pas orës 9.00, pritje për të hyrë në Kosovë ka te Dheu i Bardhë 60 minuta, në Kullë deri në 30 minuta.
Ndërkaq në pikat tjera pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta.
