Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për marrje ryshfeti nga një kandidate që ta kalonte testin për patentë shofer

para 32 dite

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është konsideruar e nevojshme për të parandaluar ndikimin e të pandehurve në prova dhe dëshmitarë, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale ose kryerjes së veprave të tjera penale. “Gjykata konsideron se duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, e cila vepër është e natyrës korruptive, caktimi…

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për marrje ryshfeti nga një kandidate që ta kalonte testin për patentë shofer

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është konsideruar e nevojshme për të parandaluar ndikimin e të pandehurve në prova dhe dëshmitarë, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale ose kryerjes së veprave të tjera penale. “Gjykata konsideron se duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, e cila vepër është e natyrës korruptive, caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale,” thuhet në njoftim.

Arrestimi i E. L vjen vetëm tri ditë pasi ai u lirua nga Gjykata e shkallës së parë nga akuzat në rastin e gjerë “Patentë-shoferët”, ku ai akuzohej për “dhënie ryshfeti”. KALLXO.com raportoi se Latifi u arrestua sërish nga Policia e Kosovës për veprën penale të marrjes së ryshfetit, në një tjetër çështje që lidhet po ashtu me patentë-shoferët. Së bashku me Latifin, është arrestuar edhe një person tjetër me inicialet A.B.

Në rastin “Patentë-shoferët”, Prokuroria e ngarkonte Latifin, në cilësinë e ekzaminuesit pranë Ministrisë së Infrastrukturës, se kishte dhënë një zarf me 250 euro dhe emrin e një kandidati personit zyrtar Naser Llugaliu, me qëllim që ky i fundit të ndikonte në provimin e patentë-shoferit.

Etiketat

Ofertat e fundit