Një i vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

08.03.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 188 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696. Në total numri i rasteve aktive është 864. Në 24 orët e fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e […]

Një i vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 188 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696.

Në total numri i rasteve aktive është 864.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.286 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.