Nis protesta e gazetarëve, “Demokracia vdes në errësirë” – mediet me Klan Kosovën

31.07.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, kanë protestuar me moton “Demokracia vdes në errësirë” në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Protestuesi janë mbledhur në Sheshi “Zahir Pajaziti”, duke fishkëllyer. Më 14 qershor MINT […]

Nis protesta e gazetarëve, “Demokracia vdes në errësirë” – mediet me Klan Kosovën Foto: Ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, kanë protestuar me moton “Demokracia vdes në errësirë” në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Protestuesi janë mbledhur në Sheshi “Zahir Pajaziti”, duke fishkëllyer.

Më 14 qershor MINT ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova. Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Pas kësaj, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), anuloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës por më 21 qershor, ajo e shfuqizoi vendimin. Megjithatë, një ditë më vonë, ARBK-ja anuloi vendimin e 21 qershorit.

Pas ankesës së Klan Kosovës, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi më 28 korrik se ARBK-ja kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim, siç kanë thënë, të thellë, me vendimin e Ministris së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit.