Ngritja e çmimeve në produktet e bujqësisë ka pamundësuar punimin e tokës
Ndonëse çmimet janë rritur edhe të produkteve të bujqësisë, një mërgimtar ka vendosur që të vijë nga Gjermania e të punojë arat e tij. Me krizën globale në derë, si luftën në Ukrainë, ai deklaron se është më mirë që në tokat e vendlindjes të ketë diçka të mbjellë. Ai tregon se e ka punuar […]
Ndonëse çmimet janë rritur edhe të produkteve të bujqësisë, një mërgimtar ka vendosur që të vijë nga Gjermania e të punojë arat e tij.
Me krizën globale në derë, si luftën në Ukrainë, ai deklaron se është më mirë që në tokat e vendlindjes të ketë diçka të mbjellë.
Ai tregon se e ka punuar tërë tokën që ka në vendlindje, dhe pret që në vjeshtë të mbjell grurë.
“Secili duhet ta punoj tokën edhe bashkatdhetarëve të mi ju bëjë apel, nuk ju kushton shumë, një pushim, vjen e lëvron, e mbjelle nuk e lë djerrinë”, ka shtuar mërgimtari.
Por disa të tjerë po ankohen për çmimet e larta derivateve farës e pesticideve.
“Ngritja e çmimit në produkte te bazë në bujqësi ka pamundësuar që sivjet të punohet toka bujqësore”, kanë thënë disa qytetarë për RTK-në.
Sidoqoftë, për dallim nga bashkëvendësit, një bujk nuk ka hequr dorë nga të mbjellat e sivjetme, derisa thotë që çmimet e produkteve bazë bujqësore janë shumë të larta.
“Çdo vit mbjellim, vështirësi kemi shumë se janë bë të gjitha shtrenjtë, edhe pse toka me mbet batallë është keq, s’kemi të ardhura tjera, veç prej toke, janë bo te gjitha shtrenjtë, gruri e kollomoqi, e të gjitha”, tha ai.
Hapësira më të vogla të tokës për mbjellje nuk subvencionohen as nga ministria e bujqësisë.