Ngritja e çmimeve, ministria miraton ligjin që “kontrollon” tregun

08.11.2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se sot në seancën parlamentare u miratua Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. MINT ka bërë të ditur se Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, i draftuar […]

Ngritja e çmimeve, ministria miraton ligjin që “kontrollon” tregun Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se sot në seancën parlamentare u miratua Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

MINT ka bërë të ditur se Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, i draftuar dhe propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me akterët përkatës, zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg.

“Produktet themelore në kuadër të këtij ligji janë: drithërat, miell gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie.

Në këtë ligj përfshihen masat e përkohshme mbrojtëse që do të ndërmerren në raste të veçanta të destabilizimit në treg; shkaqet e caktimit të këtyre masave; mbikëqyrja për zbatimin e këtij ligji si dhe sanksionet ndaj çdo shkelësi të këtyre masave që janë përfshi në këtë ligj.

Ndër masat e përkohshme mbrojtëse në raste të veçanta të destabilizimit në treg, të bazuara në evidencë dhe analizë të mirëfilltë, janë:

– kufizimi i sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar;

– ndalimi i largimit nga shitja e produktit;

– caktimi i marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë;

– caktimi i çmimit maksimal të lejuar;

– detyrimi i operatorit ekonomik për të ruajtur pjesën e caktuar të stokut të produktit;

– detyrimi i operatorit ekonomik për t’u furnizuar dhe për të ofruar për shitje produktet themelore si para caktimit të masave mbrojtëse;

– ndalimi, kufizimi i eksportit;” thuhet në njoftim.

“Qëllimi është të ndalohet abuzimi me ngritje të çmimeve me qëllim të shtimit të përfitimit. Projektligji është në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe çdo vendim i marrë sipas këtij ligji do të jetë në përputhje me zotimet dypalëshe mbrojtëse që Kosova ka marrë në kuadër të MSA-së dhe marrëveshjeve tjera ndërkombëtare.” thuhet tujte në njoftim.