Nga sot pritet stabilizim i motit, gjatë javës temperaturat deri në 32 gradë
- 14.06.2022
- 0 komente
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se që nga dita e martë pritet të ketë stabilizim i masave të ajrit, kjo pasi që në fushat barike pritet të ketë rritje të ngadalshme dhe orët me diell do të jenë më shumë prezentë.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë bërë të ditur se temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe kohore do të lëvizin ndërmjet 9 deri në 14 gradë Celsius, ndërkaq maksimale e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak të prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës që po na pret.
Fatkeqësisht në shumë zona, por në sipërfaqe të kufizuara kishte edhe reshje breshëri që shkaktuan dëme në shumë kultura bujqësore që u përfshinë.
KOMENTE0
Leave a Reply