Nga LVV njoftojnë se po hartojnë ligj për përdorimin e trotinetëve elektronikë

02.07.2022

Kjo pasi që së fundmi po raportohen lëndime të shumta që po shkaktohen nga përdorimi i këtyre mjeteve. Ajo tha se grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projektligji do të dërgohet në seancë . “Çdo ditë po raportohet për aksidente dhe lëndime serioze që po […]

Nga LVV njoftojnë se po hartojnë ligj për përdorimin e trotinetëve elektronikë Foto: Ilustrim

Kjo pasi që së fundmi po raportohen lëndime të shumta që po shkaktohen nga përdorimi i këtyre mjeteve.

Ajo tha se grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projektligji do të dërgohet në seancë .

“Çdo ditë po raportohet për aksidente dhe lëndime serioze që po shkaktohen nga përdorimi i trotinetëve elektrikë.  Akoma nuk kemi ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrikë, por Komisioni për Mjedis, bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit, po punon në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projektligji do të dërgohet në seancë”, ka shkruar Pacolli.

Po ashtu, deputetja Pacolli ka shtuar se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ua lejojnë fëmijëve përdorimin e trotinetëve në rrugë.

“Ashtu siç edhe mjekët po konstatojnë, lëndimet nga trotinetët mund të jenë serioze, prandaj prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të mos dalin në rrugë me trotinete”.