Nga e hëna hapet gastronomia dhe qendrat tregtare

Nga e hëna hapet gastronomia dhe qendrat tregtare
Saranda Bytyçi

15.04.2021 / Lajme

Sot u zhvillua takimi i radhës koordinues i organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID – 19.

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia që në fillimi të takimit theksojë se qëllimi  i këtij takimi është bashkërendimi i veprimeve në mes institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19. Ai falënderojë kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave duke njohur dhe vlerësuar punën dhe angazhimin e tyre për përballjen me situatën pandemike.

Ai theksojë që në fillim se vendimet e Qeverisë së Kosovës merren bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, përkatësisht të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. z. Vitia deklarojë se është shumë e rëndësishme që mesazhin që e përçojmë si institucione publike duhet të jetë respektimi i masave që ndërmerren nga institucionet e Kosovës dhe të mos ketë mesazhe dualiste.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se nga e hëna sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare do të hapen duke i respektuar masat strikte shëndetësore.

Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka dhenë detaje nga takimi koordinues me Ministrinë e Shëndetësisë dhe kryetarët e komunave,

Sipas njoftimit, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitia që në fillimi të takimit ka theksuar se qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi i veprimeve në mes institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.

RAPORTO