Nga 600 euro për dy mijë maturantë që ndjekin kurse të teknologjisë

12.10.2021

“Përmes këtij bashkëpunimi, do të mbështesim 2 mijë maturantë me kuponë që mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale. Mbështetja do të jetë deri në 600 euro për secilin përfitues, dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit”, është shprehur ministri Hekuran Murati. “Përmes […]

“Përmes këtij bashkëpunimi, do të mbështesim 2 mijë maturantë me kuponë që mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale. Mbështetja do të jetë deri në 600 euro për secilin përfitues, dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit”, është shprehur ministri Hekuran Murati.

“Përmes kësaj mbështetjeje synojmë të nxisim të rinjtë tanë që të orientohen drejt botës dixhitale, ku tregu i punës ka nevojë të jashtëzakonshme. Programimi, zhvillimi i ëeb dhe apps, rrjetat kompjuterike, databazat, dizajni, marketingu online, rrjetet sociale, etj., janë disa nga fushat që do të mbështeten”.

Përfituesit do të mund të zgjedhin kursin që u intereson ta ndjekin, dhe do të mbulohen:

– 200 euro shpenzime të ndërlidhura

– 300 euro rimbursim për koston e kursit, dhe

– 100 euro shpërblim me rastin e kompletimit me sukses të kursit.

Njoftimi i MASHTIT:

Ministrja Nagavci dhe ministri Murati nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për kurse në Teknologji Informative.

Në vazhdën e politikave publike që synojnë zvogëlimin e hendekut në mes të kërkesave të tregut të punës dhe edukimit, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.5 – Trajnimi dhe Punësimi në TI i Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në bazë të këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, maturantëve të shkollave të mesme do të u ndahen 2,000 kuponë me vlerë deri në 600 Euro për të ndjekur kurse të Teknologjisë Informative. Kriter kryesor për përfitim nga kjo masë do të jetë suksesi i lartë i nxënësit i treguar përgjatë studimeve.

Kjo nismë vjen si rezultat i kërkesës së tregut për profesionistë të fushës së Teknologjisë Informative, që po rritet paralelisht me zhvillimin e hovshëm e të vazhdueshëm teknologjik. Andaj, angazhimi i përbashkët i të dy Ministrive drejt mbështetjes së aftësimit të të rinjve mbetet thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

MFPT dhe MAShTI, në linjë me programin Qeverisës, mbesin të përkushtuar në rritjen dhe promovimin e mundësive për trajnim profesional dhe punësim tek të rinjtë.