Nesër nis aplikimi i diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale
Kanë mbetur edhe rreth 4 muaj deri në datën kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor. Si në çdo palë zgjedhje, edhe në këto të 17 tetorit do të kenë mundësi të votojnë edhe mërgimtarët. Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u tha se nga data 10 korrik do të filloj regjistrimi […]
Kanë mbetur edhe rreth 4 muaj deri në datën kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.
Si në çdo palë zgjedhje, edhe në këto të 17 tetorit do të kenë mundësi të votojnë edhe mërgimtarët.
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u tha se nga data 10 korrik do të filloj regjistrimi i votuesve jashtë vendit.
Kështu bëri të ditur kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.
Ndërsa në mbledhjen e kaluar të KQZ-së është thënë se me procedurë të re për verifikim të aplikuesve për votim jashtë vendit, tashmë nuk do të telefonohen të gjithë aplikuesit.
Udhëzimi administrativ, i miratuar gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, është shfuqizuar nga KQZ-ja, ku në ato zgjedhje ishte vendosur që të telefonohen për verifikim të gjithë aplikuesit, ndërsa përmes udhëzimit të ri, mënyra e verifikimit ka pësuar ndryshime.
Me udhëzim të ri KQZ do të verifikojë 2 për qind (%) të aplikuesve të aprovuar me metodën e përzgjedhjes së rastësishme.
Po ashtu KQZ do të verifikojë edhe rastet kur i njëjti numër i telefonit përdorët në më shumë se një aplikacion me mbiemra të ndryshëm.
Do të verifikohen edhe në rastet kur në një adresë elektronike përdorët në më shumë se një aplikacione me mbiemra të ndryshëm.
Të gjitha këto raste të lartëcekura, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i verifikojë përmes thirrjeve telefonike.