Nesër ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra të Suharekës për shkak të punimeve në rrjet
Kompania për distribuimin e energjisë elektrike ka njoftuar se nesër do të realizohen punime të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik, me ç’rast do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Nga Nënstacioni 110/10 kV Theranda do të ndërpritet dalja 10 kV J16 Budakova (kodi: 32000008), nga ora 10:00 deri në ora 15:30.
Gjatë kësaj periudhe pa energji elektrike pritet të mbesin fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.
Sipas njoftimit, punimet po zhvillohen për eliminimin e defekteve të evidentuara dhe gjetjeve nga inspektimi me dron, si dhe për pastrimin e trasesë së linjës elektrike.
Qytetarët e këtyre zonave janë ftuar të kenë mirëkuptim gjatë kohës së ndërprerjes, pasi punimet synojnë përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.
