Nesër mot i vranët me reshje lokale shiu

para 41 dite

Parashikuesit meteorologjik njoftojnë se për ditën e mërkurë parashikohet një mot kryesisht i vranët në të gjithë vendin.

Nesër mot i vranët me reshje lokale shiu

Sipas parashikimeve, në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu, ndërsa në zonat malore reshje të pakta bore.

Era do të fryjë me intensitet mesatar, duke arritur shpejtësinë deri në 22 km/h dhe do të vijë kryesisht nga drejtimi i veriut.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 8 gradë Celsius.

Etiketat

Ofertat e fundit