Nesër është afati i fundit për paraqitjen fizike të pensionistëve për verifikim
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve u ka rikujtuar përfituesve të skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departament të Pensioneve apo i vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022. Nga ministria e Financave kanë ftuar të […]
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve u ka rikujtuar përfituesve të skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departament të Pensioneve apo i vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022.
Nga ministria e Financave kanë ftuar të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre.
Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore.