Nënshkruhet marrëveshja LDK-Nisma, kjo e fundit merr një zv.kryeministër e dy ministri

30.04.2020

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Nisma kanën nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje. Këtë e ka bërë të ditur pas takimit kreu i Nismës Fatmir Limaj. “Ne do të kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin, por primare në këtë qeveri do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe pako fiskale”, tha ai. Është bërë e ditur, po ashtu, se […]

Nënshkruhet marrëveshja LDK-Nisma, kjo e fundit merr një zv.kryeministër e dy ministri Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Nisma kanën nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje.

Këtë e ka bërë të ditur pas takimit kreu i Nismës Fatmir Limaj.

“Ne do të kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin, por primare në këtë qeveri do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe pako fiskale”, tha ai.

Është bërë e ditur, po ashtu, se Nismës do t’i takojnë dy Ministri, ajo e Tregtisë e Industrisë dhe Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale.

Dje gjatë ditës LDK-ja zyrtarizoi marrëveshjen me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa mbetet të negociohet edhe me AKR.