Në tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar mbi 2 mijë euro për dreka jozyrtare
Në shpenzimet e periudhës tetor 2022 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka jozyrtare. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 2,122.93 euro për dreka jozyrtare, […]
Foto: Ilustrim
Në shpenzimet e periudhës tetor 2022 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka jozyrtare.
Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 2,122.93 euro për dreka jozyrtare, raporton SuharekaOnline.
Në bazë të këtij raporti bëhet e ditur se në tetor të vitit 2022, shpenzime më të mëdha për dreka jozyrtare janë bërë nga Zyra e Kryetarit, e cila ka shpenzuar plotë 597.90 euro.
| Njësia Buxhetore | Dreka jozyrtare, tetor 2022 |
| Zyra e Kryetarit | 597.90 euro |
| Inspecioni | 70.00 euro |
| Buxheti | 170.00 euro |
| Shërbimet Publike-Infrastrukturë | 48.37 euro |
| Bujqësia | 70.00 euro |
| Planifikimi Urbanizimi Inspekcioni | 140.00 euro |
| Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor | 163.57 euro |
| Shërbimet Sociale | 39.98 euro |
| Administrata | 525.70 euro |
| Arsimi Parafillor | 297.41 euro |
| TOTALI | 2,122.93 euro |