Në 27 shkolla të Kosovës po mbahet mësim online, një e mbyllur

24.01.2022

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) varianti Omicron i COVID-19 është varianti dominues në qarkullim dhe për këtë ka shënuar rritje numri i rasteve pozitive, pasiqë ky variant shumë shpejtë bartet tek njeriu. Si pasojë e infektimeve të nxënësve e mësimdhënësve me COVID-19, në vendin tonë janë 27 shkolla deri tani që […]

Në 27 shkolla të Kosovës po mbahet mësim online, një e mbyllur

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) varianti Omicron i COVID-19 është varianti dominues në qarkullim dhe për këtë ka shënuar rritje numri i rasteve pozitive, pasiqë ky variant shumë shpejtë bartet tek njeriu.

Si pasojë e infektimeve të nxënësve e mësimdhënësve me COVID-19, në vendin tonë janë 27 shkolla deri tani që zhvillojnë mësimin online.

Kështu tregoi zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili theksoi se vetëm një shkollë është mbyllur për shkak të problemeve në sistemin e ngrohjes.

“Nga 782 shkolla në Kosovë, vetëm 1, e cila për momentin është e mbyllur për shkak të një defekti në sistemin e ngrohjes dhe ka një javë që vazhdon kjo situatë. Ndërsa të premten, 27 shkolla kanë qenë online për shkak të numrit të lartë të infeksioneve. Disa klasa të mbyllura për shkak të COVID”, tha Pupovci.

Ai deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk preferon që të mbyllë shkollat plotësisht dhe në disa prej tyre për këtë arsye kanë zgjedhur mësimin online./EO/

Etiketat