Ndryshon moti, nga nesër pritet shi e shkarkime rrufesh

16.09.2021 / Lajme

Ndryshon moti, nga nesër pritet shi e shkarkime rrufesh
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ka ndryshuar situata meteorologjike.

Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Po ashtu, IHMK ka bërë të ditur se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *