Ndodh edhe kjo, çmimi i një litri vaj bëhet 3.49 euro

10.03.2022

Ndër produktet që pësuan rritje të çmimit është edhe ai i vajit. Në disa markete të Kosovës sot çmimi për një litër vaj ka arritur në 3.49 euro. Duke krahasuar çmimin e vajit me ditën e mërkurë, i bie që çmimi për një litër vaj është rritur dukshëm. Kjo dëshmohet edhe nga fotot që i […]

Ndodh edhe kjo, çmimi i një litri vaj bëhet 3.49 euro Foto: Ilustrim

Ndër produktet që pësuan rritje të çmimit është edhe ai i vajit.

Në disa markete të Kosovës sot çmimi për një litër vaj ka arritur në 3.49 euro.

Duke krahasuar çmimin e vajit me ditën e mërkurë, i bie që çmimi për një litër vaj është rritur dukshëm.

Kjo dëshmohet edhe nga fotot që i kanë shkrepur qytetarët në disa markete të vendit.

Ndryshe, ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka theksuar se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg.

Po ashtu, ministrja Hajdari ka paralajmëruar se do të marrin masa në rast se hasin në parregullsi.