Ndihmës sekretari i OKB-së takohet me Bislimin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

22.06.2024

Ndihmës sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bshkuara, Miroslav Jenca, ka shkruar për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren Emilia Rexhepi.

Ndihmës sekretari i OKB-së takohet me Bislimin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Jenca ka thënë se kanë biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohej nga Bashkimi Evropian e që Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrahë.

Ai ka thënë se ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektim të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovës.

LEXO EDHE:  Takim lamtumirës, Bislimi falënderon ambasadorin Hovenier për kontributin e tij në Kosovë

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar ai.

Etiketat