Ndarja e 100€ për skemat sociale e pensionale, Kurti: Kjo kategori dha shumë, e mori pak

29.10.2021

Ky vendim i Qeverisë u konsideruar si fushatë në prag të raundit të dytë (balotazhit) të zgjedhjeve lokale, por kryeministri Kurti i ka demantuar lajmet se ndarja e këtyre mjeteve është bërë për fushatë. Kurti për EkonomiaOnline ka thënë se një vendim i tillë, është i duhur pasiqë sipas tij, kjo kategori ka dhënë shumë, […]

Ndarja e 100€ për skemat sociale e pensionale, Kurti: Kjo kategori dha shumë, e mori pak Foto: SuharekaOnline

Ky vendim i Qeverisë u konsideruar si fushatë në prag të raundit të dytë (balotazhit) të zgjedhjeve lokale, por kryeministri Kurti i ka demantuar lajmet se ndarja e këtyre mjeteve është bërë për fushatë.

Kurti për EkonomiaOnline ka thënë se një vendim i tillë, është i duhur pasiqë sipas tij, kjo kategori ka dhënë shumë, e ka marrë pak.

“Ne besojmë që e kemi marrë vendimin e duhur që t’i ndihmojmë kësaj kategorie shoqërore që ka kontribuuar shumë, e ka marrë pak”, tha Kurti.

Me vendim të Qeverisë përfituesit e skemave pensionale në muajin nëntor do të përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.

Kurse përfituesit e skemave sociale në muajt nëntor dhe dhjetor do të përfitojnë dyfishin e pagesës së rregullt dhe shtesës aktuale, shtesë e cila gjithashtu aplikohet si pjesë e masës 3.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.