Ndalimi i mbi 300 shqiptarëve, Halitjaha: Përpjekje e Serbisë për shkaktimin e luftës me çdo kusht

18.04.2024

Të mërkurën Serbia ka ndaluar autobusë dhe vetura me shtetas të Kosovë në pikëkalimet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë, një ditë pasi Asambleja Parlamentare i dha dritën jeshile Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ndalimi i mbi 300 shqiptarëve, Halitjaha: Përpjekje e Serbisë për shkaktimin e luftës me çdo kusht Foto: Ilustrim

Lidhur me këto veprime të Serbisë ka reaguar edhe ish zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook Halitjaha veprimet e Serbisë i ka cilësuar si përpjekje për shkaktimin e luftës me çdo kusht.

Tutje sipas ish-zëvendëskomandantit veprimet e Serbisë nënkuptojnë se kurrë marrëveshje të qëndrushme e të besueshme e as marrëveshje paqeje nuk do të kemi!