Sadik Halitjaha: Shqipëria dhe Kosova të ndërhyjnë urgjentisht në Maqedoninë e Veriut!

para 43 dite

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka bërë një thirrje të fortë për ndërhyrjen e Shqipërisë dhe Kosovës në situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në një postim në rrjetet sociale, Halitjaha ka shprehur shqetësim të thellë për planet e qeverisë maqedonase për të ndryshuar kushtetutën në dëm të të drejtav të shqiptarëve. Halitjaha ka […]

Sadik Halitjaha: Shqipëria dhe Kosova të ndërhyjnë urgjentisht në Maqedoninë e Veriut!

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka bërë një thirrje të fortë për ndërhyrjen e Shqipërisë dhe Kosovës në situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Halitjaha ka shprehur shqetësim të thellë për planet e qeverisë maqedonase për të ndryshuar kushtetutën në dëm të të drejtav të shqiptarëve.

Halitjaha ka theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me një diskriminim të hapur dhe se të drejtat e tyre të garantuara nga ligjet ndërkombëtare po shkelen vazhdimisht. Ai ka kërkuar që Shqipëria dhe Kosova të ndërhyjnë me të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në këtë vend.

“Kjo ndërhyrje nga Shqipria dhe nga Kosova, duhet të jetë aq e fuqishme dhe pa asnjë alternativë tjetër! Që Maqedonia e Veriut të jetë e detyruar të respektojë barazinë mes Shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Maqedonëve!”, shkruan Halitjaha.

Ai ka paralajmëruar se nëse situata nuk ndryshon, shqiptarët mund të detyrohen të marrin masa më drastike për të mbrojtur të drejtat e tyre. “Përndryshe duhet të ja bëjmë me dije se mundet të rikthehet viti 2001!” – ka thënë Halitjaha, duke iu referuar konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut.

Etiketat

Ofertat e fundit