Nagavci: Situata me COVID-19 është jashtë kontrollit, masat e Qeverisë Hoti nuk po japin rezultat

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për situatën epidemiologjike në vend ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është jashtë kontrollit, ku edhe e ka kritikuar Qeverinë Hoti duke thënë se ka mungesë të plotë të ndjeshmërisë për këtë fatkeqësi.

“Situata me pandeminë është përkeqësuar shumë, shifrat e larta e të infektuarve dhe vdekjeve janë alaramnte. Për 5 ditë kemi rreth 4 mijë të infektuar dhe rreth 50 qytetarë kanë humbur jetën”, ka thënë Nagavci.

Nagavci gjithashtu tha se masat e marra nga Qeveria nuk po japin rezultat sepse po bëhen pa strategji dhe pa plan.

“Masat s’po japin rezultatin në parandalimin e përhapjes dhe po bëhen pa ndonjë strategji dhe pa plan. Askush s’po e mbështet këtë qasje dhe po ngjallni një pasiguri të përgjithshme me përballjen e pandemisë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.