Naftëtarët kundërshtojnë vendosjen e çmimeve tavan për derivate

01.08.2023

Shoqata e Naftëtarëve, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan për naftë e benzinë. Kryetari i Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka kërkuar që ta anulon këtë vendim, pasi thonë se kjo do të ketë efekte shkatërruese për kompanitë e naftës. Berjani ka theksuar se qeveria duhet t’i ndjek të […]

Naftëtarët kundërshtojnë vendosjen e çmimeve tavan për derivate Foto: Ilustrim

Shoqata e Naftëtarëve, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan për naftë e benzinë.

Kryetari i Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka kërkuar që ta anulon këtë vendim, pasi thonë se kjo do të ketë efekte shkatërruese për kompanitë e naftës.

Berjani ka theksuar se qeveria duhet t’i ndjek të gjitha kompanitë të cilat abuzojnë me çmime në qoftë se ka të tilla.

Shoqata ka theksuar se ky vendim është marrë pa asnjë analizë të ndikimit të vendimeve të 2022-s, pa asnjë justifikim, derisa shtoi se kjo i obligon kompanitë sërish të punojnë me humbje që për pasojë kanë falimentimin e tyre.

“Industria e naftës për shkak të inflacionit të përgjithshëm, është duke u ballafaquar me rritje të enorme të kostove të produkteve të naftës qoftë të pagave, normave të interesit, shpenzimeve të mirëmbajtjes etj. Kjo, e kombinuar me kufizim të marzhës së fitimit do të ketë shkatërruese për kompanitë e naftës”, thuhet në reagim.

Naftarët kanë kërkuar nga ministrja Rozeta Hajdari, që udhëheq me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që ta shfuqizojë vendimin.

MINTK tha në një njoftim më 28 korrik se ky vendimi “është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.”

Kjo, sipas ministrisë, përbën bazë për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse sipas ligjit për tregtinë me produkte të naftës, si dhe udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe masat e tjera mbrojtëse.

Në tregun e Kosovës një litër naftë kushton mesatarisht 1.45 euro aktualisht.

Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.