Mustafa: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje të parakohshme pavarësisht sondazheve

02.12.2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka shprehur gatishmërinë e partisë së tij që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pavarësisht sondazheve të cilat tregojnë se fitues i këtyre zgjedhjeve do të ishte Lëvizja Vetëvendosje. Në Rubikon të Klan Kosovës, i pari i partisë që ndodhet në pushtet ka folur edhe rreth […]

Mustafa: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje të parakohshme pavarësisht sondazheve Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka shprehur gatishmërinë e partisë së tij që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pavarësisht sondazheve të cilat tregojnë se fitues i këtyre zgjedhjeve do të ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Në Rubikon të Klan Kosovës, i pari i partisë që ndodhet në pushtet ka folur edhe rreth largimit të Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 

Ai ka thënë se askush s’mund të gëzojë mbështetjen e LDK-së pasi që kanë mbështetur fitoren e subjekteve të tjera politike, duke aluduar në këtë mënyrë në Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin, të cilët sipas tij iu gëzuan fitores së Vetëvendosjes në Podujevë përballë kandidatit të LDK-së.

Ai ka thënë tutje se Osmani meqë po pretendon që është figurë e rëndësishme, që ka peshe e fuqi politike të madhe, e ka shansin tanë që pa LDK-në të provohet para qytetarit, për të parë se a do të mundet të marr vota pa qenë nën ombrellën e LDK-së.

“Meqë Vjosa qenka kaq e madhe, tani e ka mundësinë të dal të sheh sa vota mund t’i marrë pa LDK-në”, tha Mustafa.