Mustafa e quan gënjeshtar Enver Hoxhajn: Mos gënje, asociacionin e ka nënshkruar Hashim Thaçi

17.09.2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të Enver Hoxhajt në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai thotë se Hoxhaj po gënjen kur thotë se Mustafa e ka nënshkruar vendimin për themelimin e Asociacionit, ku sipas Mustafës vendimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë […]

Mustafa e quan gënjeshtar Enver Hoxhajn: Mos gënje, asociacionin e ka nënshkruar Hashim Thaçi Foto: Ilustrim

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të Enver Hoxhajt në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai thotë se Hoxhaj po gënjen kur thotë se Mustafa e ka nënshkruar vendimin për themelimin e Asociacionit, ku sipas Mustafës vendimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është në Marrëveshjen e Parë, të cilën e ka negociuar dhe e ka nënshkruar Kryeministri i atëhershëm, z. Hashim Thaçi.

“Pse ka nevojë Enver Hoxhaj të gënjejë nga foltorja e Kuvendit?! Është profesor universitar, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës; një kohë ministër i jashtëm sa kam qenë unë Kryeministër. Vendimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është në Marrëveshjen e Parë, të cilën e ka negociuar dhe e ka nënshkruar Kryeministri i atëhershëm, z. Hashim Thaçi (jo Isa Mustafa siç gënjen Enveri). Marrëveshja është ratifikuar me Ligj, në vitin 2013, me 2/3 e Kuvendit dhe është bërë obligim ndërkombëtar”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa shton se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se Asociacioni do të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë e ratifikuar nga Kuvendi dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se Asociacioni do të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë e ratifikuar nga Kuvendi dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
Unë kam nënshkruar një marrëveshje të parimeve të përgjithshme për implementimin e Marrëveshjes së Parë, si pjesë e zbatimit të Ligjit për ratifikimin e kësaj Marrëveshje.

E kam instaluar dhe fuqizyar rolin e Gjykatës kushtetuese, si arbitër përfundimtar. Por, të thuhet se unë e kam bërë marreveshjen në vitin 2015 për themelimin e Asociacionit, kur për te është vendosur në vitin 2013, është e pavërtetë absolute. Pse vazhdon avazin e gënjeshtrave Enver Hoxhaj, ai e di. Por me rrenë nuk i bënë mirë as partisë së tij e lere më Kosovës”, ka shkruar tutje Mustafa.