Murati: Veteranëve mund t’ju duket pak, por shteti po i jep 80 milionë euro për ta

08.06.2022

Duke folur për protestën e djeshme të kësaj kategorie para Kuvendit të Kosovës, Murati tha se veteranëve mund t’ju duket pak ky pension por që janë miliona euro që paguhen për ta. Sipas tij, shteti po jep shumë për veteranët, por nga perspektiva e tyre mund të jetë pak. ‘’Ndërlidhja me pagën minimale ka qenë […]

Duke folur për protestën e djeshme të kësaj kategorie para Kuvendit të Kosovës, Murati tha se veteranëve mund t’ju duket pak ky pension por që janë miliona euro që paguhen për ta.

Sipas tij, shteti po jep shumë për veteranët, por nga perspektiva e tyre mund të jetë pak.

‘’Ndërlidhja me pagën minimale ka qenë me nenin 18. Vullneti politik atëherë ka qenë që të bëhet kjo këputje. Pagesa për veteranët është 80 milionë euro në vit. Nga perspektiva e një veterani mund të duket që shteti po jep pak për ta, por shteti po jep 80 milionë euro.

Veteranit i kanë hy në hise disa të tjerë që nuk janë veteranë. Duhet t’u bëhet një pastrim i listave. Duhet t’i trajtojmë drejt ata që kanë luftu e kanë marr pushkën e kanë marrë guximin’’, tha Murati.

Ai i bëri komentet gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kur foli lidhur më masat e veçanta dhe aktivitetet e Ministrisë në fushën e mirëqenies sociale.