Murati: Në Qeverinë Haradinaj pagat u rritën +16 euro, në Mustafa +56 euro, në Kurti +232 euro

30.01.2025

Të dhënat zyrtare nga Thesari konfirmojnë se Qeveria Kurti ka realizuar rritjen më të lartë të pagave në sektorin e arsimit krahasuar me qeveritë e mëparshme, duke e bërë atë ekzekutivin me ndikimin më të madh financiar në këtë sektor, ka njoftuar Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati: Në Qeverinë Haradinaj pagat u rritën +16 euro, në Mustafa +56 euro, në Kurti +232 euro Foto: Ilustrim

Përmes një shkrimi ministri Murati ka bërë të ditur se sipas të dhënave, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ka rritur pagat mesatare në arsim me 232 euro brenda një mandati. Kjo e bën atë qeverinë e vetme që ka realizuar tri rritje pagash për sektorin publik brenda një periudhe qeverisëse, konkretisht në vitet 2023, 2024 dhe 2025.

Në krahasim, qeveritë e mëparshme kanë pasur rritje të kufizuara të pagave:

  • Qeveria Haradinaj (Ministër Bedri Hamza) – Pagat mesatare u rritën me vetëm 16 euro, apo 4% për mësimdhënësit dhe shërbyesit e tjerë publikë. Megjithatë, në këtë periudhë, pozitat e larta si Kryeministri, Ministrat dhe sistemi i drejtësisë përfituan rritje prej 100%.
  • Qeveria Mustafa (Ministër Avdullah Hoti) – Rritja mesatare ishte 56 euro, por u bazua në shtesën për përvojën e punës, duke sjellë një rritje të ndryshme për secilin punonjës në varësi të viteve të përvojës.

Rritja e pagave nën Qeverinë Kurti është reflektuar edhe në miratimin e Ligjit të ri për Pagat, i cili synon të sjellë një sistem më të drejtë dhe të qëndrueshëm për punonjësit e sektorit publik. Për vitin 2025, është tashmë e miratuar një rritje prej 110 euro bruto, e ndarë në dy faza me nga 55 euro secila, ka shkruar ndër tjera Murati.

Të dhënat e analizuara nga Thesari për periudhën 2014-2024 tregojnë se pagat mesatare në një shkollë fillore kanë ndjekur këtë trend rritjeje, duke përfshirë edhe pozitat mbështetëse dhe stafin me orar të pjesshëm.

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/pfbid034FTAys5CgfNk81Ezza2tKavaZnWGXoLxwtRWeqYoyM8KfrUHL1gia7Cn3wi6njcgl
Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More