MSH fton profesionistët shëndetësor nga mërgata për punë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës

  • 05.11.2022
MSH fton profesionistët shëndetësor nga mërgata për punë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovë ka ftuar specialistët e fushave të ndryshme mjekësore që kanë interes për angazhim dhe punë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës.

Ftesa u drejtohet specialistëve të fushave mjekësore pjesëtarë të mërgatës shqiptare, atyre nga rajoni por dhe profesionistëve të huaj mjekësor.

“Bashkëpunimi profesional në institucionet tona ka ekzistuar dhe aktualisht është duke marrë ritëm të ri. Por, në mënyrë që ky bashkëpunim të thellohet e dinamizohet ju ftojmë të shprehni interesimin tuaj për të ndihmuar vendin dhe sektorin krah për krah me kolegët që me mundin e dijen e tyre sigurojnë shërbimet në të gjitha nivelet.” thuhet në njoftim.


Të gjithë të interesuarit që kanë përvojë të konsiderueshme pune në lëmitë ku veprojnë dhe veçanërisht ata që kanë dhe përvojë akademike u lutemi të na drejtohen.

Për angazhimin e tyre do të bëhen marrëveshje me institucionet shëndetësore ose Ministrinë e Shëndetësisë.

Angazhimi i profesionistëve shëndetësor nga mërgata dhe jashtë vendit do të respektoj kushtet e Udhëzimit Administrativ (QRK) nr. 10/2022 për licencimin e profesionistëve shëndetësor të huaj dhe aktet e tjera ligjore në fuqi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë