Moti sot: Vranët dhe me ngrica
para 21 dite
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të jetë vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës.
IHK njofton se në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -8°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -1°C deri në 4°C.
Era do të jetë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.