Moti sot me shi e shkarkime rrufesh, IHMK me apel për qytetarët

10.06.2022

Reshjet me intensitet më të lartë priten në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit. Në vende të kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja, perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe […]

Reshjet me intensitet më të lartë priten në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit. Në vende të kufizuara ekziston rrezik për breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja, perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Apelohet tek qytetaret që në kohën kur fillojnë reshjet me stuhi, të qëndrojnë brenda lokaleve, shtëpive dhe vendeve tjera të sigurta. Qytetet për shkak të reshjeve të shpejta mund të kenë problem me vërshime.