Moti sot me shi e borë, temperaturat minimale deri në 0°C

08.01.2021

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike. Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta, por edhe në viset mesatare. Pas reshjeve në fushat termike do të ketë […]

Moti sot me shi e borë, temperaturat minimale deri në 0°C Foto: Ilustrim

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike.

Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta, por edhe në viset mesatare.

Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius.

Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit.