Moti sot me diell dhe temperatura më të ulëta
21.06.2025
Fundjava në Kosovë do të nisë me një ndryshim të lehtë të kushteve atmosferike.
Sipas parashikimeve, të shtunën pritet të mbajë mot me diell, por më i freskët në krahasim me ditët e fundit, si pasojë e depërtimit të masave më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, herë pas here e fuqishme, me një shpejtësi që pritet të arrijë deri në 41 km/h, duke sjellë ndjesi më të freskët në shumë zona.
Temperaturat do të pësojnë një ulje për disa gradë, ku ato minimale pritet të sillen nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 24 deri në 28°C.
Pavarësisht rënies së lehtë të temperaturave, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i përshtatshëm për aktivitete në natyrë.