Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 27 gradë Celsius

04.06.2021

Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në Kosovë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës […]

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 27 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në Kosovë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell.

Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. Java e ardhshme parashihet me reshje!”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).