Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vapë. Sipas njoftimit, të hënën mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vapë.
Sipas njoftimit, të hënën mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius.
Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër.
Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë.