Moti sot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore

02.02.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore. Reshjet më të fokusuara parashihen në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet […]

Moti sot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore.

Reshjet më të fokusuara parashihen në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.