Moti sot: Intervale me diell dhe vranësira

para 41 dite

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti për të martën do të karakterizohet me intervale me diell dhe vranësira.

Moti sot: Intervale me diell dhe vranësira

Këto kushte atmosferike do të shoqërohen me ulje të temperaturave, duke shënuar vlera minimale deri në -3 gradë celsius.

Sipas njoftimit, temperaturat ditore pritet të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë celsius. Për sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi relativisht të ulët, prej 1-4 m/s.

Në deklaratën e publikuar nga IHMK thuhet:

“E martë – Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4 m/s.”

Etiketat

Ofertat e fundit