Moti sot i butë, kryesisht me vranësira me mundësi për reshje lokale shiu

Moti sot i butë, kryesisht me vranësira me mundësi për reshje lokale shiu

Ciklone që do të kalojnë nga rajoni në ditët e fundjavës, do të kushtëzojnë mot me vransira të ndryshueshme ditëve të fundjavës, e ndërkohë masat e ngrohta ajrore që shtrihen nga Mesdheu rrisin temperaturat pak mbi vlera mesatare, duke mundësuar të kemi mot më të butë.

Nga dita e hënë, shtrirja e masave më të ftohta ajrore nga veriu i rajonit mbi vendin tonë, sjell rënie të temperaturave, e të reshurat e shiut do të përzien apo edhe shndërrohen në reshje bore, derisa në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.

Sipas parashikimeve të fundit, depërtimet ciklonike nga Mesdheu në jug të rajonit, do të mundësojnë mot me vransira dhe të reshura edhe në pjesën e dytë të javës së ardhshme, e ka gjasa që të ketë edhe reshje bore, të cilat mund të krijojnë edhe shtresë dëbore.

Ndërsa sot do të mbajë mot më i butë, kryesisht me vransira. Në perëndim të vendit me reshje të dobëta shiu, e pasdite reshje lokale mund të priten edhe në pjesët tjera të vendit. Në mbrëmje kthjellime.

RAPORTO