Moti sot: Diell gjatë ditës, mjegull dhe acar në mëngjes
02.01.2025
Të enjten, moti në Kosovë parashikohet të jetë me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës, por në orët e mëngjesit do të vazhdojë mjegulla e dendur e ngrirë nëpër lugina dhe ultësira, duke sjellë acar të fortë.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me dominim nga jugperëndimi, dhe pritet të jetë e fuqishme në disa zona, sidomos në rajonin e Gjakovës, ku shpejtësia do të arrijë deri në 48 km/h.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale pritet të lëvizin nga 5 deri në 13°C.