Moti sot: Vranësira dhe reshje lokale bore

24.12.2024

Pra, të Mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët e me reshje të herëpashershme, lokale bore.

Në mesditë lokalisht mund të ketë edhe shqote dhe shi. Vende-vende priten rritje të shtresave të borës e sidomos në viset kodrinore-malore, por edhe në disa zona të ulëta.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme veriore e verilindore 7-13m/s. Temperaturat minimale zbresin në -2C e 0C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 1C e 3C.